Eurodeputeti Knut Fleckenstein, pas Bashës, takon edhe Kryemadhin
Pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, Eurodeputeti Knut Fleckenstein ishte në një tjetër takim, atë me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.
Ende nuk ka detaje për takimin. Por këto takime vinë pas thirrjes së opozitës për protesta dhe mosbindje civile.
Opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të bllokojë akset rrugore kryesore, deri sa kryeministri Edi Rama të tërhiqet nga vendimi i tij.
Mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit për sa i përketë protestës për heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit” si dhe lirimin e protestuesve të arrestuar.

