AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Vanhoutte: Përparim në Maqedoni, është i pamjaftueshëm

Ish-ndërmjetësuesi mes partive politike gjatë kohës kur u arrit marrëveshja e Përzhinës, Peter Vanhoutte, tha në një intervistë për agjencinë Meta rreth situatës politike në vend dhe gjendjen e mediave se që nga hera e fundit kur ka qenë në Maqedoni para dy viteve, gjendja e mediave është përmirësuar.

“Kur u largova nga vendi para disa viteve, gjendja e mediave ishte shumë e keqe, pasi ishin tërësisht të kontrolluara nga pushteti. Sot shohim se ka përmirësime. Atmosfera e përgjithshme, përfshirë edhe mediat është më e relaksuar. Ligji i ri për mediat do të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së mediave edhe më tej. Megjithatl ka edhe shumë punë për t’u bërë”, ka thënë Vanhoutte.

Ndërsa sa i përket procesit të reformave, ai ka thënë se është arritur përparim, megjithatë ai në disa fusha akoma nuk është i mjaftueshëm, shkruan Bota sot.

“Reformat gjyqësore mbeten shumë problematike. Besoj se së pari ka nevojë për ndryshime të anëtarëve në Këshillin Gjyqësor dhe të fillojë procesi themelor për kontrollimin e gjithë sistemit, duke përfshirë edhe vlerësimin e gjithë gjykatësve”, tha Vanhoutte.

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com