Bota+

AktualitetBota+Të fundit

VOA: Gjermanët presin ndryshime pas zgjedhjeve në SHBA

Ligjvënësit në Gjermani po presin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara duke besuar se kjo do të ketë ndikim të rëndësishëm në vendin e tyre por edhe për Evropën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jaboc Russell sjell më shumë hollësi nga Berlini. Në Gjermani, shumë mendojnë se ndikimi i zgjedhjeve presidenciale amerikane në vendin e tyre është më i madh se kudo në Evropë. Vendi me ekonominë më të fuqishme në BE strehonte rreth 36 mijë trupa amerikane dhe me 200 miliardë dollarë në vit është partneri më i madh tregtar amerikan në Evropë. Por marrëdhëniet historikisht të afërta midis dy vendeve janë ftohur pas akuzave të zotit Trump se Gjermania nuk po pëmbush përgjegjësitë e saj në NATO. Disa ligjvënës gjermanë tani ndihen të shqetësuar për aleancën transatlantike. “Ka qënë një rrugë e vështirë gjatë katër viteve të fundit, pasi ShBA ndryshuan duke u larguar nga Evropa dhe kushtuar rëndësi gjerave të tjera në botë, ose duke u tërhequr nga roli i tyre si mbrojtës e garantues i rregullit ndërkombëtar. Gjermania që është ndërtuar mbi këto parime, po mundohet të kuptojë dhe të ripozicionohet ndaj këtyre ndryshimeve”, thotë Thomas Kleine-Brockoff nga Fondi Gjerman Marshall. Vendimi i vitit të kaluar i Presidentit Trump për uljen e numrit të trupave amerikane në Gjermani ngjalli dyshime edhe më të mëdha për angazhimin e përgjithshëm të SHBA-së ndaj NATO-s. “Nëse Amerika largohet dhe NATO shuhet, do të shihnim rritje të mosmarrëveshjeve në Evropë jo bashkim midis vendesh. Pra, do të kemi një kontinent evropian të përçarë dhe me shumë ballafaqime”, thotë Thomas Kleine-Brockoff nga Fondi Gjerman Marshall.

Read More
AktualitetBota+Të fundit

Obama: Trump “i paaftë ta marrë seriozisht punën”

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha të mërkurën se Presidenti Donald Trump është “i paaftë ta marrë seriozisht punën”. Ish presidenti i bëri komentet gjatë një aktiviteti fushate për kandidatin demokrat Joe Biden në shtetin kritik të Pensilvanisë. Tubimi në qytetin e Filadelfias ishte aktiviteti i parë i fushatës ku presidenti Obama merrte pjesë personalisht në mbështetje të zotit Biden, i cili ishte nënpresidenti i tij gjatë dy mandateve në detyrë. “Nuk kisha menduar ndonjëherë që Donald Trump do të përqafonte vizionin tim ose do të vazhdonte politikat e mia, por kisha shpresuar që për hir të vendit, ai të tregonte interes për ta marrë seriozisht punën,” i tha zoti Obama turmës që mori pjesë duke ndenjur brenda 300 makinave në një parkim të stadiumit. “Por kjo nuk ndodhi,” tha Obama, “Ai nuk ka treguar ndonjë interes për të bërë punën ose për të ndihmuar ndokënd përveç vetes dhe miqve të tij ose e ka trajtuar presidencën si një spektakël që ai mund ta përdorë për të tërhequr vëmendje.” Zoti Trump e kishte kritikuar shpesh zotin Obama gjatë kohës që paraardhësi i tij ishte në detyrë dhe ka vazhduar ta sulmojë atë gjatë mandatit të tanishëm. Në fillim të këtij muaji, ai shkroi në Twitter se administrata Obama-Biden ishte “tmerrësisht e dobët!!!” Në tubimin e tij të mërkurën, presidenti Trump përmendi mbështetjen e zotit Obama për kandidaten demokrate të vitit 2016 Hillary Clinton, duke thënë, “Askush nuk bëri fushatë më shumë për Hillarin Mashtruese sesa Obama, apo jo?”

Read More
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com