Shqipëria sonte në gjysmëfinalen në Eurovision: Alis Kallaçi interpreton këngën “Nan” i 13-ti

Mbrëmjen e sotme mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest 2026 në Vienna, ku 15 shtete do të garojnë për një vend në finalen e madhe të së shtunës. Shqipëria përfaqësohet nga Alis Kallaçi me këngën “Nân”, e cila do të interpretohet e 13-ta në renditje.
Kënga shqiptare ka marrë vëmendje pozitive pas provave zyrtare në skenën e Eurovizionit, ndërsa mediat ndërkombëtare të festivalit e kanë përfshirë Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.
Sipas organizatorëve, spektakli nis në orën 21:00 dhe transmetohet live në televizionet publike europiane, përfshirë RTSH në Shqipëri. Në këtë gjysmëfinale performojnë gjithashtu Australia, Ukraina, Norvegjia, Malta, Rumania dhe vende të tjera konkurrente.
Eurovizioni i këtij viti zhvillohet në Austri pas fitores së vitit të kaluar dhe finalja e madhe do të mbahet më 16 maj
Fraksion.com
