G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin
Çfarë roli luan Evropa në zgjidhjen e luftës në Ukrainë? Si do të vazhdojë situata me Iranin? Këto çështje janë në qendër të bisedimeve të G7 në Paris, ku merr pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio.
Anëtarë të G7, përveç Gjermanisë dhe Francës, janë edhe Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjermania përfaqësohet në kryeqytetin francez do të udhëtojë ministri i Jashtëm Johann Wadephul.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, planifikon që sulmet e fundit kibernetike nga një grup i dyshuar prorus të jenë ndër temat e diskutimit të takimit të ministrave të Jashtëm të G7, që nis të hënën në Paris. “Jemi në një luftë hibride. Prandaj u kam kërkuar vendeve të G7 që ta vendosin këtë çështje në qendër të debatit të tyre”, citohet ai nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.Të dhëna të ndjeshme të ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, dhe të familjes së tij përfunduan në dark web.
Si do të pozicionohet SHBA?
Edhe kryediplomati amerikan Marco Rubio pritet të marrë pjesë në bisedimet në Paris. Vetëm një javë pas humbjes së rëndë të republikanëve të presidentit Donald Trump në zgjedhjet e ndërmjetme, pritet me interes pozicionimi i SHBA në politikën e jashtme. Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse, pesë javë para samitit të G20 në SHBA, vendet pjesëmarrëse do të arrijnë të gjejnë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë dhe Kinës.
Që nga e marta, Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, bisedime nën ndërmjetësimin e SHBA-së për një përfundim të mundshëm të luftës së nisur nga Rusia në vitin 2022. Kjo është hera e parë që palët rikthehen në tryezën e negociatave që nga shkurti.
Vendet evropiane kishin kërkuar me këmbëngulje të përfshiheshin në këto bisedime. Tashmë, sipas autoriteteve franceze, Evropa do të jetë “e përfaqësuar mirë” në negociata. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se në çfarë forme konkrete do të realizohet kjo përfaqësim.
Rusia i ka zbutur së fundmi pritshmëritë pas njoftimit të presidentit Donald Trump për një “marrëveshje të madhe” lidhur me Ukrainën. Nga këndvështrimi i Moskës, Evropa deri tani nuk ka treguar gatishmëri për të diskutuar çështjet e një sistemi të ardhshëm sigurie në kontinent, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shtoi se vendet evropiane ende nuk kanë përcaktuar një përfaqësues të vetëm për negociatat.
Peskov i bëri këto komente pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis negociatorit të Kremlinit, Kirill Dmitrijev, dhe presidentit Trump. Sipas tij, mungesa e një negociatori të qartë evropian vështirëson përfshirjen e Evropës në diskutimet mbi arkitekturën e ardhshme të sigurisë në rajon./DW
Fraksion.com

