Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së”, Berisha për Raportin e Progresit: Shumica vazhdon të vonojë zbatimin e disa vendimeve të GJK
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas gjetjeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Berisha e cilësoi këtë të fundit si një pengesë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa e akuzoi atë dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje në afera korruptive.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, në rrugën drejt BE-së, drejt asaj të ardhmeje që ka qenë dhe është ëndrra më e bukur e shqiptarëve, mur i pakalueshëm bëhet hajdutja më e madhe në historinë e këtij kombi, pas Edi Ramës, Lubi Balluku. Prandaj dhe unë nuk kam dëshirë ta personalizoj një raport ndërkombëtar, por në çdo fjalë lexohet emri i Padrinos.
Vazhdon, shumica vazhdon të rezistojë dhe të vonojë zbatimin e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Berisha.
Fraksion.com

