AktualitetPolitikëTë fundit

Rama vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë, përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsërit edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit.

Në pamje e publikuara nga Rama në rrjetet sociale shfaqet “sofra” prej guri para Kryeministrisë, mbi të cilët janë vendosur fletë me mbishkrimin “DIALOG”, simbol i ftesës së kreut të qeverisë për bisedime.

Kreu i Ekzekutivit prezantoi një ditë më parë paketën e re kundër dhunës dhe anarkisë urbane e cila përfshin gjashtë instrumente ligjore.

Paketa është hartuar me ekspertizë europiane, në bashkëpunim me partnerët francezë dhe italianë, duke ndjekur modelet e tyre dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

6 instrumentet e paketës:

  • Dëmshpërblim i menjëhershëm për bizneset e vogla: Mbulim i 70–100% të dëmeve materiale.
  • Ligji “Kush thyen, paguan”: Përgjegjësi individuale për dëmet e shkaktuara.
  • Ndryshime në ligjin “Për tubimet” Masa parandaluese dhe sanksione kundër dhunës.
  • Regjistri i Posaçëm Elektronik: Identifikim dhe masa ligjore për personat e referuar ose nën hetim.
  • Kodi i Etikës së mësuesve. Mbrojtje e të miturve nga përfshirja në tubime përmes autoritetit të mësuesve.
  • Ndryshime në Kodin Penal: – Ndëshkime më të forta për dhunën, nxitjen e saj, kanosjen dhe shkatërrimin e pronës. Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ndëshkohet. Dëmi paguhet nga shkaktari.

Studentët kanë paralajmëruar sërish sot vijimin e protestës në ditën e 14-të para Ministrisë së Arsimit për të vijuar më pas para godinës së qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com