Vëllai i Erjon Vishkullit: Gjendja e tij më e stabilizuar, çdo gjë është përgjigjur shteti
Vëllai i Erjon Vishkullit, Emiljan Vishkulli tha sot në një intervistë për Klan News se “gjendja e Erjonit është më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për rikuperimin e syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm”.
Emiljani bëri të ditur se kanë pasur një avion të posaçëm dhe mjekë që e kanë shoqëruar atë drejt Italisë.
“Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avioni, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente”, tha ai.
“Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrën më korrekte. Gjendja duket mirë dhe strukturat e shtetit janë përgjigjur si nga ana mjekësore edhe për transportin. Na janë gjendur për të bërë më të mirën e mundshme”, shtoi Emiljani.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se nesër do të bëhet operacioni i dytë dhe shprehu besimit që të jetë me lajme të mira.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të Erjon Vishkullit që u dëmtua në sy në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor.
Fraksion.com

