Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar dera e jashtme e subjektit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si është kryer shpërthimi dhe motivet e mundshme të tij.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.