Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, më pas iu largua policisë me… monopatinë
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Pasi ka marrë paratë, ai i ka drejtuar armën rojes te dera, për ta bllokuar që të mos bënte lëvizje. Pasi ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit “Dinamo”.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Fraksion.com

