Shpërthim me eksploziv pranë Gjykatës Civile në Tiranë, shënjestër makina e avokatit Idajet Beqiri
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, në afërsi të Gjykatës Civile.
Mësohet se shënjestër ka qenë një automjet i parkuar, i cili ka mbetur i dëmtuar si pasojë e shpërthimit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se makina është në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, ndërsa raportohet se avokati ndodhet jashtë shtetit.
Fraksion.com

