AktualitetTë fundit

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Karçanaj po hetohet për skandalin tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet e SPAK lidhen me disa procedura prokurimi me vlera të larta, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë favorizuar për kompani të caktuara.

 

Fraksion.com

 

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com