“Kantier pune Pallati i Sportit ‘Tamara Nikolla'”në Korçë, Rama: Hapësirë moderne dhe e denjë
Punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë vijojnë, ndërsa projekti synon të rikthejë këtë objekt në një hapësirë sportive bashkëkohore për qytetin juglindor.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punimeve për rikonstruksionin e këtij pallati sporti.
Rama tha se në këtë kantier vijon puna për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne e të denjë edhe për aktivitete ndërkombëtare.
Projekti parashikon përmirësimin e kushteve për sportistët dhe ekipet, duke ruajtur njëkohësisht identitetin arkitektonik të godinës.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve, pallati i sportit do të ofrojë kushte më të mira për aktivitetin e Klubit Shumësportësh “Skënderbeu”, si dhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive të nivelit ndërkombëtar.
Ndërhyrja synon gjithashtu krijimin e një hapësire më të përshtatshme për fëmijët dhe të rinjtë, duke nxitur stërvitjen dhe pjesëmarrjen e tyre në sport.
Fraksion.com

