AktualitetBota+Të fundit

Presidenti izraelit do të nderojë katër pasagjerë të “Flydubai” që ndihmuan në ndalimin e një tentative për rrëmbimin e avionit

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, foli të mërkurën me katër shtetas izraelitë që ndihmuan në parandalimin e një tentative të dyshuar për rrëmbimin e fluturimit FZ1073 të kompanisë “Flydubai” – dhe tha se do t’i propozonte ata për çmimin më të lartë civil të Izraelit për heroizëm.

Pasi u dha alarmi, të katërt – Yaniv Hayoun, Shota Musayev, Zvika Manes dhe Asaf Rajuan – hynë në kabinën e pilotit dhe arritën ta neutralizonin sulmuesin, sipas një deklarate nga zyra e presidentit.

Hayoun mori kontrollin e avionit dhe e stabilizoi atë, ndërsa Musayev, një dentist, i ofroi “trajtim mjekësor jetëshpëtues” kapitenit Smit Machchhar, i cili ishte goditur me thikë dhe tani po trajtohet në spital.

“Ju e vutë veten në rrezik për të shpëtuar të tjerët dhe parandaluat një katastrofë të tmerrshme,” u tha Herzog të katërve gjatë bisedës së tyre. “Kam ndërmend ta paraqes historinë tuaj të heroizmit para komitetit këshillues për Çmimin Presidencial të Heroizmit Civil dhe të rekomandoj që t’ju jepet ky çmim.”

Presidenti falënderoi gjithashtu pilotin indian të plagosur, i cili është vlerësuar si hero për shpëtimin e jetëve të personave në bord.

“Ndiheshim të pafuqishëm, pezull në ajër, dhe nuk dija kujt t’i drejtohesha,” i tha Rajuan-i Herzogut, sipas deklaratës. “Por gjithçka ishte instinkt: për të mbijetuar, për të shpëtuar familjen, njerëzit dhe fëmijët.”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com