AktualitetTë fundit

Publikoi video në TikTok gjatë lëvizjes me makinës: 60 mijë lekë për shoferin. I hiqet dhe patenta

Një drejtues automjeti është gjobitur me 60 mijë lekë nga Policia Rrugore në Berat, pasi u filmua duke lëvizur me makinë mbi trotuar.

Pamjet e shkeljes së rëndë u publikuan në rrjetin social TikTok, ku shihet automjeti teksa qarkullon në një zonë të frekuentuar nga këmbësorët.

Pas publikimit të videos, Policia Rrugore e Beratit nisi verifikimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit. Shoferi, i identifikuar me inicialet I. L., u shoqërua në komisariat, ku iu nënshtrua procedurave të mëtejshme.

Përveç gjobës, atij iu tërhoq edhe leja e qarkullimit, pasi automjeti rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

 

Njoftimi i policisë

Berat/Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.

Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com