Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në mazhorancë, duke e përshkruar klimën brenda saj si të tensionuar dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon kontrolli politik ndaj qeverisë.
I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Topi u ndal te mundësia e një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama dhe e lidhi situatën aktuale me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
Topi tha se, pavarësisht debateve dhe skandaleve, sipas tij, kryeministri vijon të qëndrojë në detyrë, ndërsa opozitës i është kufizuar mundësia për të përdorur mocionin e mosbesimit.
Fraksion.com

