AktualitetPolitikëTë fundit

Skandalet në vend, Topi: NATO ka informacione të bollshme, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me SHISH dhe kompaninë shtetërore KAYO, duke theksuar rëndësinë që këto çështje mund të kenë në raport me partnerët ndërkombëtarë.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Topi tha se vendet anëtare të NATO-s kanë informacion të gjerë mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet e një vendi aleat dhe mbi zhvillimet që lidhen me drejtësinë dhe çështje të tjera sensitive.

Sipas Topit, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm te deklaratat publike të institucioneve, pasi partnerët ndërkombëtarë kanë kapacitete për të vlerësuar situatën në terren. Ai përmendi edhe mënyrën se si mund të shfaqen shqetësimet e aleatëve ndaj një vendi anëtar kur standardet e kërkuara nuk përmbushen.
“Vendet e NATO-s, Aleanca ka informacione të bollshme, se sa të forta janë institucionet, çfarë ndodh me drejtësinë, a atakohet, çfarë ndodh me historinë e pronave në Shqipëri. Për të dalë nga zyrat e shtypit në qeveri se: po arrijmë këtë sukses, ne nuk jemi naivë. Politikat shtetërore, strukturat, e dinë shumë mirë se çfarë ndodh. Sanksionet janë të natyrave të ndryshme. Një vend anëtar ka të drejtë të thotë: ti nuk je në standard, p.sh. për të shkuar në BE. Ata janë supervizorë, ti bëj çfarë të duash. Nëse nuk e arrin standardin, ai të thotë që: nuk ke arritur këtë, hajde dhe një herë. Si ai studenti që kthehet dhe një herë në provimin e vjeshtës.”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com