AktualitetPolitikëTë fundit

“Dorëheqja e Ramës është kusht, qëndrimi i tij në zyrë kërcënim për hetimet”, Balliu: Hetimi për Hysenin dhe Agasin s’mund të jetë serioz për sa kohë është kryeministër

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me zhvillimet e fundit rreth hetimeve të SPAK-ut dhe çështjes që përfshin ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe Ergys Agasin.

Balliu deklaron se nuk mund të ketë një hetim serioz për këtë çështje për sa kohë Rama vijon të jetë kryeministër. Sipas tij, qëndrimi i Ramës në detyrë përbën kërcënim për hetimet, shtetin dhe sigurinë kombëtare.

“Dorëheqja e tij është kusht për rindërtimin e Republikës”, shprehet Balliu.

Reagimi i plotë:

Nuk mund të ketë asnjë hetim serioz për atë që opozita e ka denoncuar si lidhje mes Edi Ramës, Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për sa kohë Rama vazhdon të jetë kryeministër.

Jo vetëm kaq, por ai është tashmë një ekzekutiv i shantazhueshëm nga bashkëpunëtorët e tij dhe, si rrjedhojë, qëndrimi i tij në atë zyrë përbën një kërcënim për hetimet, për shtetin dhe për sigurinë kombëtare.

Dorëheqja e tij është kusht për rindërtimin e Republikës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com