AktualitetPolitikëTë fundit

“Vlora Hyseni, ushtare e hanxharëve të krimit”, Berisha: Kreu i SHISH, shërbëtore e Ramës dhe Vuçiçit. Me urdhër ju thërriste ju socialistëve në zyrë, e di vetë ti Damian…

Qytetarët protestojnë para Kuvendit, ndërsa aktualisht mbahet edhe seanca plenare.

Kreu i PD Sali Berisha e cilësoi një seancë të turpshme. Gjatë fjalës së tij kreu i PD theksoi se siguria e vendit ‘është shembur totalisht’, duke nënvizuar se kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e grupit të struktural kriminal Agasi.

Berisha tha se edhe më herët e kishte paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i madh i Europës.

“ Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot, parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergus Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të një vendi. Sot, për çdo shqiptar që i thotë vendit vend, sigurisë, siguri, çështje e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit, mbasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal ‘Agasi’. Në këtë sallë kam paralajmëruar se ai është mafiozi më i rrezikshëm i Europës, sepse kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe Europë kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë e kishte nga Padrino i vendit.

Ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve, bashkëpunonte me hanxharët e krimit. Anëtare e një organizate të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të shtetit, ishte njeriu që me porosi të Agasit shkarkonte secilin prej jush. Ishte njeriu që ju thërriste ju në zyrë, Damjan e ke vetë përgjegjësinë, ti nuk je i vetmi ti, po bëjë sikur s’po më dëgjon. Uluzi, shko dhe mos del emri aty.

Prapë, në këtë rast tragjik është që është shembur piramida e sigurisë. Së dyti, çdo njeri duhet ta dijë se shteti ka përfaqësimet, por më sensitive është përfaqësimi i shërbimit. SHISH, nga viti ’92-’93, ka pasur në partneritetin e vetë bashkëpunime të çmuara. A mund të imagjinoni se çfarë paraqitet sot kombi, para të gjitha këtyre vendeve që kishin vendosur, realizuar operacionet më të besueshme nga ’92 gjer sot. E kuptoni çfarë do të thotë për komunitetet?

Sekreti i shtetit ka qenë në duart e lubisë tjetër. Shefi i SHISH di çdo sekret dhe, aq sa di kryeministri e presidenti, e di prej atij/asaj. Ajo, siç rezulton, e ka pajisur bandën e Agasit me mjete më të sofistikuara që njihni. Të gjithë jeni në duar të filmuar, Uluzi të ka dalë shumë herë emri, por nuk je vetëm ti.”.

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com