Masa ndaj ish-kreut të SHISH, Gogu: Përgjegjësia politike u mor, u shkarkua nga detyra
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot në lidhje me masën “arrest shtëpie” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Në një prononcim për mediet para Kuvendit, Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria ka e ka marrë përgjegjësinë politike me vendimin për shkarkimin e saj nga drejtimi i SHISH.
“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve”, u shpreh Gogu.
Sipas tij, qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit.
“Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, theksoi ai.
Fraksion.com

