AktualitetPolitikëTë fundit

Tensione në protestën pranë Kuvendit, policia arreston disa protestues

Është tensionuar situata te Kuvendi. Ka përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ka edhe persona të shoqëruar pas tensioneve.

Ndërsa Kuvendi vijon punimet prej orës  10:00 mes debateve e diskutimeve të opozitës dhe mazhorancës.

Në ambientet e jashtme të parlamentit po zhvillohet protestë, teksa para pak minutash ka pasur edhe tensione mes tubuesve dhe policisë.

Një ofensivë e policisë për të arrestuar disa prej protesuesve ka ndezur situatën.

Një prej protestuesve u shpreh: “Kjo është mënyrë e policisë për të tensionuar protestën. Hidhen sende prej tyre dhe gjejnë justifikim për të na dhunuar”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com