AktualitetPolitikëTë fundit

“Të dhënat në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s”, Berisha-ministres Ismali: A keni kaluar nga zyra e Agasit, të ka shërbyer për…?

Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet para një skandali botëror. Ai u ndal te ngjarjet e fundit me drejtoreshën e SHISH, dhe komunikimet e saj me Ergys Agasin.

Berisha theksoi se siguria kombëtare është shembur, ndërsa kritikoi deputetë të PS si të papërgjegjshëm përballë këtij skandali. Gjithashtu shtoi se Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Në ditën kur siguria kombëtare është shembur, të dhënat sensitive kanë kaluar në duart e armiqve të Shqipërisë dhe të NATO-përfaqësues të qeverisë recitojnë këtu në papërgjegjshmëri të plotë. Ka vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme të padrinos që ndërtoi këtë piramidë turpi të shtetit. Si mundet ju të qëndroni e të recitoni në aktin më skandaloz në historinë e NATO-s, bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë në papërgjegjshmëri të plotë. A keni kaluar ju zonjë nga zyra e Agysit, të ka shërbyer për t’u ngjitur si deputete në Parlament, sepse këtu deputetë të Kodrës së Kuajve i keni këtu. Por kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo. Këtë përgjigje tregoja shqiptarëve”, tha ai.

Gjithashtu Berisha iu kundërpërgjigj edhe Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili, e cila mbajti fjalën para kreut të PD për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com