Sërish tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca
Sërish tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend. Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, drejtonte seancën dhe deklaroi se pas diskutimeve do të kalohej në rendin e ditës, deputetë të opozitës kanë bllokuar foltoren.
Deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Erisa Xhixho, Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi kanë zaptuar foltoren.
Ndërkohë kryeparlamentari Peleshi ka njoftuar ndërprerjen e seancës dhe 5 minuta pushim.
Fraksion.com

