AktualitetTë fundit

Kuvendi rrethohet me gardhe metalike, masa të forta sigurie para protestës

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar më herët nga grupimi “Flamingot”.

Në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit janë vendosur gardhe metalike, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën përreth institucionit.

Masat e sigurisë janë marrë për mbarëvajtjen e situatës gjatë protestës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po mbahet seanca plenare.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com