Kuvendi mblidhet në seancë plenare, dy interpelanca me ministrat e Mjedisit dhe Arsimit
Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare.
Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente të kërkuara nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
E para është parashikuar të zhvillohet me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndërsa e dyta me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Gjatë seancës pritet edhe shqyrtimi i projektligjit “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.
Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.
Seanca do të mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Fraksion.com

