Kuvendi nis sërish me kaos. Opozita bllokoi Foltoren. PS kërkon mbylljen e diskutimeve, miratohet propozimi për kalimin menjëherë në votim
Pasi është ndërprerë disa herë, seanca plenare ka nisur sërish me tensione.
Partia Socialiste kërkoi mbylljen e diskutimeve, ndërsa u miratua propozimi për kalimin në votim me 72 vota pro. Pas kësaj, Kuvendi është ndërprerë.
Opozita ka shprehur qëndrimin e saj të qartë se nuk do të lejojë vijimin e punimeve të Kuvendit nëse në seanca nuk do të diskutohet për kreun e SHISH.
Fraksion.com

