“Ç’lidhje ka e majta me….? Socialistët të ngrihen”, Alizoti sfidon Peleshin: Thirre Ramën në Kuvend nëse ke këllqe
Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku ka kritikuar ashpër mazhorancën lidhur me zhvillimet e fundit, sa i takon Shërbimit Informativ të Shtetit. Duke iu referuar çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, Alizoti tha ajo u emërua në detyrë nga kryeministri Edi Rama dhe se për këtë arsye ai duhet të ketë përgjegjësi politike.
Në fjalën e tij, deputeti demokrat hodhi gjithashtu akuza ndaj mazhorancës për lidhje të politikës me krimin dhe përmendi emra konkretë, ndërsa në përfundim deklaroi se “Shërbimi sekret është thelbi i shtetit” dhe se, sipas tij, ai “nuk ekziston më” që prej zbulimit të skandaleve të Vlora Hysenit ku ndihmonte të shpallurin në kërkim për aferat e tenderave në AKSHI, Ergys Agasi.
“Qytetarë shiheni si është qeveria. Elbasanin e fitoi Suel çela, Durrësin Poja, Fierin e fituan paratë e Ballukut. E thonin në Elbasan; “do dalin çunat sot”, dhe ja ku dolën tek përgjimi që u fik radari, kjo është Shqipëria reale. Kjo nuk ka lidhje me të majtën, e majta mbron punëtorin, çlidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin. Ma shpjegoni këtë gjë? Ju zoti kryetar i Parlamentit, ky është moment historik për ju, politika është përballje, ju do të jeni i vetmi kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nëse do të keni këllqe ta thërrisni kryeministrin në mënyrë Kushtetuese të vijë këtu. Nëse e bëni këtë do të jeni i parë në historinë e Shqipërisë që guxoi të dalë kundër kryetarit të tij. Këto që del njëri dhe ikën tjetri, janë skema aq të shëmtuara sa edhe Partia e Punës i la dikur. Shërbimi sekret është thelbi i shtetit, ai nuk ekziston më”, u shpreh Alizoti.
Tomor Alizoti: Tragjedia dhe komedia janë motër e vëlla, por ka një gjë të mirë sot, përveç tragjedisë, që shqiptarët po shohin recitimet e këtij krahu. Unë nuk besoj se kjo është PS. Kam njohur socialistë me ide të majta që vinin nga lindja por mendjen e kishin plot kulturë, mund të ishin lindorë, por nuk kishin asgjë me Suel çelën apo Agasin, nuk kishin lidhje me llumin e Shqipërisë, me njerëz që kanë prostituar vajzat. Këtu sot duhet të çoheshin këta socialistë që janë fshehur. Drejtoresha u caktua nga kryeministri i PS dhe ka përgjegjësi politike. Qytetarë shiheni si është qeveria. Elbasanin e fitoi Suel çela, Durrësin Poja, Fierin e fituan paratë e Ballukut. E thonin në Elbasan; “do dalin çunat sot”, dhe ja ku dolën tek përgjimi që u fik radari, kjo është Shqipëria reale. Kjo nuk ka lidhje me të majtën, e majta mbron punëtorin, çlidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin. Ma shpjegoni këtë gjë? Ju zoti kryetar i Parlamentit, ky është moment historik për ju, politika është përballje, ju do të jeni i vetmi kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nëse do të keni këllqe ta thërrisni kryeministrin në mënyrë Kushtetuese të vijë këtu. Nëse e bëni këtë do të jeni i parë në historinë e Shqipërisë që guxoi të dalë kundër kryetarit të tij. Këto që del njëri dhe ikën tjetri, janë skema aq të shëmtuara sa edhe Partia e Punës i la dikur. Shërbimi sekret është thelbi i shtetit, ai nuk ekziston më.

