AktualitetPolitikëTë fundit

Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,  Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Në njoftimin për shtyp të Presidencës bëhet e ditur se në këto takime, presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.

Takimi vjen pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni. Ndaj Hysenit GJKKO vendosi masën “Arrest shtëpie”, me kërkesë të SPAK.

Pas këtyre zhvillimeve kryeministri Edi Rama liroi Hysenin nga drejtimi i SHISH, vendim që u dekretua menjëherë nga Kreu i Shtetit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com