Zjarri gjatë natës në Gjirin e Lalzit, flakët janë përhapur edhe në zonat pyjore, ndërhyrje nga ajri me helikopter
Rreth 95 forca zjarrfikëse dhe të këmbësorisë, të mbështetura nga 11 mjete, kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit, dhe për parandalimin e përhapjes së flakëve.
Zjarri vijon në një zonë pyjore dhe kodrinore, ku terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, në operacion është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e vatrave aktive.
Forcat zjarrfikëse, ekipet e këmbësorisë dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën në terren për neutralizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.
Fraksion.com

