“Nesër takoj KM në 8:30”: Zbardhen komunikimet kompromentuese, Vlora Hyseni i raportonte Ergys Agasit axhendën dhe takimet me Ramën: Të shpresojmë që e ka porositur për…
Komunikimet e zbuluara mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit zbulojnë një tërësi informacionesh të nivelit të lartë që është diskutuar mes tyre.
“Nesër duhet ta takoj km ne 8:30″, i shkruante Hyseni Agasit, ndërsa më tej i jepte të dhëna edhe për takimet me palë ndërkombëtare.
Në një tjetër rast Hyseni përmend sërish kryeministrin, kur i thotë Agasit se Drejtori i Policisë Skënder Hita e ka thirrur për një takim.
“Skënderi më thirri me u taku të hënën … Te shpresojmë që ka porosit km…”, shkruan Hyseni në mesazhin dërguar Ergys Agasit.
Fraksion.com

