“Bela me Taon shoku!”, ish-kreu i SHISH fliste me Agasin edhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi
Duket se ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmeni Ergys Agasi, që prej 8 muajsh ishte në arrati dhe u arrestua vetëm pak kohë më parë te zona e Plepave në Durrës, nuk kanë folur vetëm për sekrete hetimore të punës së saj, por dhe për politike. Në bisedat që përmban dosja e SPAK, shfaqet Hyseni duke i dhënë informacione Agasit, që asokohe ishte në arrati, për klanet në politikë.
“Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).”, thuhet në dosjen hetimore.”, thuhet në dosjen hetimore.
Fraksion.com

