Ndezën zjarre në Drizë e Apoloni, Policia: Dy të arrestuar në Fier, një i tretë nën hetim
Policia e Shtetit informon se ka identifikuar tri shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Drizë dhe Apoloni.
Policia bën me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan 2 prej tyre, shtetasit P. Z., 66 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Ade, Fier dhe D. K., 62 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Kashisht, Fier.
Shtetasi D. M., 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë, Fier.
“Nga hetimet dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta shtetas janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshm.
Fraksion.com

