Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë dhe administratori i Agroturizmit ‘Kodra e kuajve’
Zbulohen dy emra që u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, një zyrtar policie dhe një biznesmen.
Bëhet fjalë për Fatjon Kalluci, shef tek laboratori shkencor i policisë si dhe Embro Sulejmanin, administratorin e një biznesi të njohur në Durrës, administratori i agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar.
Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.
Fraksion.com

