AktualitetPolitikëTë fundit

Zjarri në Himarë, Rama nga terreni: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së shtunës  në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren.

Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.

“Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”, u shpreh Rama.

Nga të gjiithë shërbimet pati një angazhimi maksimal në terren për përballimin e situatës së zjarreve; 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit “Air Tractor” gjatë ditës së sotme.

Për banorët e prekur, Bashkia e Himarës po vijon identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com