“Do të gjuajmë me vezë tek parlamenti”, Sot dita e 99-të e protestës qytetare: Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 99-të, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e tyre.
Pas afro 100 ditësh protestë, kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, dorëheqja e qeverisë dhe ngritja e një kabineti tranzitor.
Një tjetër pikë e rëndësishme e qëndrimit të protestuesve lidhet me disa prej ligjeve të miratuara nga qeveria. Ata kërkojnë të tërhiqen ligji për investimet strategjike dhe ai për zonat e mbrojtura, të cilat prej kohësh janë kundërshtuar nga qytetarë dhe grupe opozitare.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin protestën. Sipas tyre, qëndrimi në shesh do të vijojë derisa të realizohet kërkesa për ndryshimin e qeverisjes dhe largimin e kabinetit aktual.
Fraksion.com

