“Shqipëria kërkon revolucion!”, marshimi në rrugët e Tiranës në ditën 72 të protestës: Thirrje të forta për dorëheqjen e Ramës
Marshimi i ditës së 72-të të protestës vijoi pa asnjë shenjë ndalimi në rrugët e kryeqytetit, ku një numër i madh qytetarësh përshkuan akset kryesore me thirrje të forta ndaj pushtetit.
Kujtojmë se kjo ishte dita e 72-të rradhazi ku Protestuesit u mbodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më tej përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, rishikimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që e cilësuan “kastë e vjetër politike”.
Nga foltorja e improvizuara para Kryeministrisë, protestues të ndryshëm përsëritën kërkesat ndërsa kërkuan edhe zgjerimin e tyre. Një protestues i bëri thirrje atyre njësive bashkiake që parashikohen të shkrihen nga reforma territoriale, që të ndjekin shembullin e Poliçani dhe të djegin teserat e PS.
Aktivisti Edison Lika tha se kjo protestë përfaqëson një rezistencë mbarëkombëtare dhe se kërkesa kryesore mbetet e njëjtë që prej ditës së parë, dorëheqja.

