AktualitetPolitikëTë fundit

Protestë në Orikum/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë

Në Orikum  u zhvillua gjithashtu protestë, ku qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë, siç ka qenë përpara reformës administrativo-territoriale të vitit 2014.

Aktualisht Orikumi është njësi administrative nën administrimin e Bashkisë Vlorë.

Protestuesit kundërshtojnë ndarjen aktuale administrative dhe kërkojnë që Orikumi të rikthehet si bashki më vete.

Orikumi iu bashkohet kështu 15 bashkive të tjera që kanë kundërshtuar ndarjen e re administrative të propozuar nga mazhoranca.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com