Spanja vendos kontrolle kufitare për udhëtarët nga Italia
Spanja vendos kontrolle kufitare për udhëtarët nga Italia, duke thelluar përplasjen mes dy vendeve për migracionin.
Në mosmarrëveshjen vendin fqinj lidhur me migracionin e parregullt qeveria e Spanjës njoftoi se do të vendosë kontrolle kufitare për fluturimet dhe anijet që vijnë nga Italia, duke filluar nga mesnata e së shtunës 08.08. deri më 7 shtator.
Për pasagjerët italianë dhe vizitorët nga vende të tjera që mbërrijnë nga Italia do të kryhen kontrolle pasaporte, shtetësisë dhe vizat, për shkak të “presionit të vazhdueshëm migrator të parregullt” nga ky vend.
Spanja tha se këto masa do të zbatohen për aq kohë sa Italia mban në fuqi masat e veta për shfuqizimin e marrëveshjes së Schengenit, të cilat, sipas saj, motivohen nga hyrja masive e 72,000 personave në enklavën spanjolle në Afrikë, Ceuta, më 30 korrik.
Para njoftimit nga Spanja Italia kishte deklaruar se nuk do t’u nënshtrohej “ultimatumeve apo imponimeve” të Spanjës dhe se do të vazhdonte kontrollet kufitare për personat që vijnë nga ky vend të paktën deri më 15 gusht.
Reagimi nga Italia erdhi pasi Spanja kishte kërcënuar se do të vendoste masa reciproke ndaj udhëtarëve nga Italia, nëse Roma nuk do t’i hiqte deri të dielën kontrollet kufitare që vendosi javën e kaluar, pas fluksit masiv të migrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës.
Qeveria italiane tha në një deklaratë se do ta rishqyrtonte vendimin e saj vetëm kur të ishte e sigurt se nuk ekzistonin rreziqe për sigurinë apo terrorizmin, se nuk do të kishte një valë të re migracioni dhe se migrantët e parregullt nuk po drejtoheshin drejt territorit të vendeve të tjera të BE-së./dw
Fraksion.cpm

