68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe hetimin e tij nga SPAK-u
Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.
Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.
Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria.
Fraksion.com

