AktualitetBota+Të fundit

Pas funeralit të Baresit, hajdutët i vjedhin Igli Tares çantën në tren! Reagon policia italiane

Igli Tare u përball me një episod të pazakontë pas funeralit të Franko Barezit në Itali. Ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Lacios ndodhej në tren, kur i vodhën çantën nga rafti i bagazheve mbi sedilje.

Policia reagoi me një deklaratë ku tregonte se autori u identifikua pas denoncimit të Tares në stacionin Roma Termini. Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan policinë, teksa më pas erdhi arrestimi dhe çanta iu kthye Tares.

“Në tren, fatkeqësisht, ndonjëherë mjafton vetëm një çast shpërqendrimi për të pasur një surprizë të pakëndshme, siç i ndodhi Igli Tares, të cilit iu vodh çanta nga rafti i bagazheve mbi sedilje. Megjithatë, për fat të mirë, drejtuesi sportiv, sapo zbriti nga treni në stacionin Roma Termini, reagoi menjëherë duke iu drejtuar Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios.

Policët, falë pamjeve të kamerave të sigurisë, arritën të identifikonin autorin e vjedhjes brenda pak minutash.

Autori u lokalizua, u arrestua dhe çanta iu kthye pronarit të saj.

Ajo që dukej se kishte nisur si një ditë e keqe, përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme falë punës së policisë sonë”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com