AktualitetPolitikëTë fundit

“Ministria e Financave disbursoi Ermal Beqirin me 8.5 milionë euro”, Berisha: Kompania është prestanome e Ramës, ai qëndron në krye të aktivitetit kriminal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur sërish për arrestimin e biznesmenit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Ermal Beqiri në Francë. Berisha ka deklaruar se drejtësia nuk sekuestroi pasuritë e tij, por jo vetëm kaq Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë e tij.
Kreu i PD tha se pavarësisht se Beqiri është i akuzuar për vepra të rënda penale vijon të marrë para sepse Rama do që t’i tregojë se roli i tij nuk do të cenohet dhe e akuzoi atë si prestanome të kryeministrit.

“Në Shqipëri, krimi dhe shteti, shteti dhe krimi janë një dhe të pandarë. Të pandarë publikisht, të pandarë në para, të pandarë në dokumenta.
Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë sepse fluturoi me një lartësi që nuk lejohej në një objekt sekret, Ermal Beqiri, de fakto përfaqësues kryesor i familjes Rama në AKSHI-n e Lindave, vazhdon të paguhet me miliona euro, pavarësisht se ky kriminel ka përvetësuar qindra milionë euro për llogari të familjes Rama dhe të tijat.
Së fundmi, Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro për t’i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë, mund të bllokojë rolin e tij si prestanome, si përfaqësues, si ndërmjetës i Edi Ramës në fushën e tij të suksesit, siç kishte shpallur ai AKSHI-n, kopshtin e tij privat.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, si dhe mosbllokimin e kompanive të tij nga organet e drejtësisë, të cilat në një inerci bashkëpunimi, jo vetëm në këtë rast, por dhe në raste të tjera nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji.
Kompania e Ermal Beqirit, që de fakto është prestanome i interesave të Edi Ramës dhe kompanisë Frangut, vazhdon të paguhet me miliona, miliona euro pavarësisht se prej 7 muajsh ai është në kërkim për disa vepra penale, përfshi grup i strukturuar kriminal.
Ervis Troplinit, hoteli tek Shkëmbi i Kavajës nuk i konfiskohet, nuk i preket, madje vazhdon ta ndërtojë atë me njërën prej kompanive më prestigjoze siç është kompania Accor, në praktikën e Edi Ramës për të mbuluar me çdo kusht me firma paratë e tij të krimit, investimet e tij.
Dënoj me forcën më të madhe këtë veprimtari, e cila dëshmon në mënyrën më flagrante se në këtë vend shteti dhe krimi janë një dhe vetëm një.
Dhe se në krye të këtij aktiviteti të përbashkët qëndron Edi Rama me interesat e tij kriminale dhe organizatën e tij kriminale”, tha Berisha.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com