“75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente”, Berisha akuzon nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e taksapaguesve pa asnjë produkt!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka denoncuar ashpër skandalet e radhës me tenderat korruptivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Lideri i opozitës u ndal te mënyra se si ndërtohen projektet fiktive në institucione, duke denoncuar shumën marramendëse që i është akorduar Frangut pa pasur asnjë lloj produkti real në terren.
“Del Armand Frangu, kunati i Lindës së Surrelit dhe thotë: ‘Do ju lumturoj me Inteligjencë Artificiale’. AI është inekzistente në Shqipëri. Do e përmirësoj thotë ai, sipas tyre ekziston. Dhe sa merr? 75 milionë euro! Me këtë akt janë vjedhur 75 mln euro pa asnjë produkt,” u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp.
Fraksion.com

