Të shtënat nga jahti në Palasë, policia ndalon katër persona. Në bord nuk u gjet asnjë armë
Një jaht që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër është ndaluar pas një operacioni të forcave të Policisë Kufitare, Delta Force dhe FNSH-së, ndërsa aktualisht po shoqërohet drejt Porto Palermos.
Pas të shtënave, dy persona që ndodheshin në gomonen e jahtit kanë tentuar të largohen në drejtim të bregut. Megjithatë, pasi kanë konstatuar praninë e policisë, ata janë kthyer sërish drejt jahtit. Më pas, jahti është larguar nga zona duke fikur dritat, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe ndjekjen nga autoritetet.
Policia Kufitare, së bashku me Delta Force dhe FNSH-në, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues. Operacioni ka zgjatur rreth dy orë, deri në momentin kur jahti është ndaluar. Pas ndalimit, mjeti lundrues u shoqërua drejt Porto Palermos, ku janë bërë kontrolle dhe verifikime lidhur me ngjarjen dhe përdorimin e armës së zjarrit.
Fraksion.com

