Shqiptarët po bëjnë histori – 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 65-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Edhe këtë mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar protestën e përditshme, e cila, sipas organizatorëve, do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në protestën e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre. Ata përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa u shprehën se pakënaqësia qytetare po zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit për shkak të reformës së re territoriale, që sipas propozimit të mazhorancës pritet shkrirja e 15 bashkive.
Si çdo mbrëmje, edhe sot protesta pritet të nisë me fjalime para Kryeministrisë dhe të pasohet nga një marshim në rrugët e Tiranës. Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet.
Fraksion.com

