Të shtëna me armë zjarri nga një jaht në Palasë, Policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues. Nga festa tek krismat, çfarë dihet për ngjarjen (Detajet)
Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar forcat e rendit mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Rreth orës 21:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se nga një jaht në det, përballë zonës së Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Për të vendosur nën kontroll të gjithë perimetrin e sigurisë, janë njoftuar menjëherë edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë si dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat kanë nisur kontrolle me patrulla nga toka përgjatë të gjithë vijës bregdetare.
Fraksion.com

