“Boulevard of Hope”: Pas fjalimeve, protestuesit lanë mesazhin me shkronja gjigante para Kryeministrisë
Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka sjellë një tjetër moment të veçantë përpara godinës së ekzekutivit. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja, qytetarët e pranishëm kanë lënë një mesazh të qartë e me shkronja të mëdha mbi asfalt, pikërisht përballë selisë së Kryeministrisë.
Siç raportojnë gazetarët e BalkanWeb nga terreni, protestuesit kanë shkruar me germë për germë frazën në anglisht: “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës).
Ky veprim simbolik u shoqërua me brohoritje të forta dhe thirrje të njëpasnjëshme nga turma për ndryshim të menjëhershëm politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Fraksion.com


