AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Kështjella në Francë mund të jetë e Edi Ramës dhe Olsi Ramës! Paratë e vjedhura të shqiptarëve janë shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat nga jashtë ambienteve të SPAK-ut, u pyet lidhje me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë dhe pasuritë e sekuestruara apo të zbuluara atje, ku mes tyre spikat një kështjellë.

Berisha hodhi akuza të forta, duke ngritur dyshime se pasuritë përrallore të vëna me rrogat e pensionet e shqiptarëve mund të jenë në pronësi të klanit në pushtet, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama nuk do të toleronte persona të tjerë me kështjella në rrethin e tij.

“Hetimi duhet të jetë: kështjella a është e Ermal Beqirajt apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Ai kishte kështjellë, jahte e avionë. Rrogat e pensionet e shqiptarëve janë vjedhur dhe shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri. Megjithatë hetimet do tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës, sepse ai nuk do toleronte në rrethin e tij kështjellarë të tjerë veç vetes së tij,” u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com