Komiteti i Bordit të Paqes gati për të “marrë përsipër administrimin” e Gazës
Organizimi i ngritur nga Bordi i Paqes i Trump për të menaxhuar qeverisjen e përditshme të Gazës thotë se është plotësisht gati të “marrë përsipër përgjegjësitë e tij”.
Si kujtesë, Trump krijoi Bordin e Paqes shtatorin e kaluar kur njoftoi planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ai më vonë tha se mandati i bordit do të shtrihej përtej Gazës për të trajtuar konflikte të tjera në mbarë botën.
Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), për të cilin Bordi i Paqes thotë gjithashtu se do të mbikëqyrë çarmatimin e Hamasit, thotë se është i përgatitur të “marrë përsipër administrimin” e Gazës.
Në postimin në X, NCAG thotë se do të “rivendosë shërbimet publike thelbësore, do të forcojë sundimin e ligjit, do të lehtësojë shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe do të udhëheqë përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit”.
“Detyra që na pret është e madhe dhe rindërtimi i Gazës kërkon angazhim të qëndrueshëm ndërkombëtar [dhe] burime të konsiderueshme financiare”, shton ajo.
“Populli i Gazës ka pritur mjaftueshëm gjatë. NCAG është gati të marrë përsipër përgjegjësitë e tij.”
Kujtojmë se NCAG është një komitet teknokratik palestinez me 15 anëtarë, i ngritur nga Bordi i Paqes i Trump, dhe është i ngarkuar me menaxhimin e qeverisjes së përditshme të Gazës së pasluftës.
Fraksion.com

