Shqiptarët prej 2 muajsh i kërkojnë dorëheqjen! “E zgjedh populli me votë se kush do të jetë në qeveri”, Rama: Më pëlqen kënga “Jepe dorëheqjen”, por…
Teksa prej 2 muajsh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen duke mbushur rrugët e Bulevardin para Kryeministrisë çdo natë, Edi Rama ka qenë i bindur se kjo gjë nuk do të ndodhë, ndërsa shtoi se kush do të jetë në qeveri, e vendos populli me votë.
Edi Rama: Këtu vjen një pyetje që me siguri mbase se bën kush në këtë sallë, por e bëjnë njerëzit që na ndjekin; pse doni që të qëndroni ju më gjatë?! Po nuk e kuptoni që të thoni është koha boll dhe t’ia lini vendin të tjerëve. Por ta shprehin copë si dëshirë, zëre se po i lexoj në komentet që bëjnë. “Ishalla vdisni një orë me parë. Çohuni aty e shkoni nëpër shtëpia, s’jeni ju vetëm këtu”. Pas 13 vitesh në qeverisje; pse doni të qëndroni akoma, është pyetja më legjitime. Pse nuk largohemi ne sot? Dhe pse duhet ta meritojmë vazhdimësinë nesër…
Unë p.sh e kam tagrin të vendos për veten time t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjese që këndon poshtë ztyrës time Rama jepe dorëheqjen… Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon aq shumë sa më gënjen mendja të bëj një tjetër këngë me të… Por në çdo çast dhe rrethanë, përtej këngës, të largohesh nga detyra që të ka ngarkuar shumica vetëm sepse një pakicë bërtet në kor, nuk është as tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale dhe as modesti intelektuale, është vetëm braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe.
Fraksion.com

