AktualitetPolitikëTë fundit

Gjuriç i kënaqur pas takimit me Hoxhën: Do të hapim konsullata në dy vende, në Shkodër e Bujanoc

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria janë dakordësuar për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc, transmeton TV N1 Beograd.

Gjatë një interviste për Radio Beogradin, Gjuriç ka vlerësuar bisedimet më të fundit zhvilluar me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

“Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave të dy vendeve në Shkodër dhe Bujanoc”, ka deklaruar Gjuriç.

Ministrat Hoxha dhe Gjuriç zhvilluan një takim në kuadër të Ministerialit mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbajtur dy javë më parë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com